Ndahet nga jeta tenori i madh shqiptar, Avni Mula
Mësohet se Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmin e për ikjen e tenorit të shquar shqiptar e ka dhënë e bija, Inva Mula.
“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!” ka shkruar ajo me fotografinë përbri, në Instagram.
I lindur në Gjakovë, në 1928, ai u rrit në Shkodër të Shqipërisë, ku u vendos familja e tij, përpara se të përfundonin në Tiranë.
Avni Mula u shqua si tenor, por edhe si kompozitor, e muzikant i shquar. Ai është nderuar me shumë çmime e mirënjohje, përfshi edhe Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit.
Sipas mesazhit të sopranos Inva Mula: “Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”.
TKOBAPL LAMTUMIRË “NDERI I KOMBIT” – AVNI MULA
Me hidhërim të thellë, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit mësoi ndarjen nga jeta të “Nderit të Kombit” – Avni Mula në moshën 92 vjeçare. Mjeshtri i madh i skenes operistike e krijimtarise vokale, ka qene nje nga themeluesit e tradites vokale e operistike te skenes sone, duke u shenjuar si baritoni legjende i historise se skenes ne dhjetra e dhjetra kryerole .
Arti i tij eshte nje nga momentet me te rendesishme te muzikes shqiptare te te gjitha zhanreve, qe do te merrte udhe qe pas perfundimit te studimeve ne Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957). Aty mjeshtri u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të intepretimeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës etj, etj.
Artisti i Popullit Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur skenik e koncertal brenda dhe jashtë vendit. Vec veprimtarise intrpretative ai ka nje kontribut te gjere edhe si krijues te cilen e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-operistike, koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave kenga legjende “Valsi i lumturisë”.
Vepra e tij do të jetë udhërrëfyesi më i mirë i brezave të artistëve dhe artëdashësve që e deshën, e duartrokitën dhe do ta ruajnë të shenjtë kujtimin e tij të përjetshëm. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shpreh ngushëllimet e ndjera për familjen, miqtë dhe artëdashësit e “Nderit të Kombit” Avni Mula.