Lediana Fratari: Në kompleksin ‘Fratari’, mes mirënjohjes dhe premtimeve të reja
Në Kashar ishte një takim i mrekullueshëm me banorët e kompleksit të banimit “Fratari”.
Pas ndërtimit të banesave, të cilat u janë dhënë banorëve sipas një skeme kreditimi të butë, kompania “Fratari” ka ndërtuar edhe një qendër shëndetësore për ta.
Rikthimi im këtu, tashmë si kandidate për deputete e zonës, ishte një si një ditë feste për të dyja palët.
Mbi 80 banorë u bashkuan me ne në këtë bashkëbisedim. Mirënjohja e këtyre njerëzve lexohet në çdo fjalë që thonë.
Ndërsa unë nuk jam këtu për të marrë mbrapsht votën e mirënjohjes, por për t’u thënë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë tashmë si një premtim për t’ua përmirësuar jetesën dhe kushtet në këtë mjedis të ri banimi dhe më gjërë.
Unë jam në politikë për të punuar aty që çdo qytetari t’i garantohen kushtet normale të jetesës dhe shërbimet më të domosdoshme shëndetësore e sociale.
Ndaj unë i ftova të bashkohen me Partinë Demokratike në 25 Prill 2021, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe apelova që të bashkohen me mua, duke votuar numrin 9 tek lista e partive dhe numrin 34 tek lista e kandidatëve.
Please follow and like us: