Biden emëron ambasadorin e ri amerikan në Kosovë!
Presidenti amerikan, Joe Biden ka emëruar ambasadorin e ardhshëm të Kosovës, Jeffrey M. Hovenier. Nëse Senati do ta miratojë këtë të fundit, ai do të marrë postin e ambasadorit të ardhshëm. Aktualisht Hovenier shërben si zëvendësambasador i SHBA-së në Turqi.
Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së për statusin politik, Martti Ahtisaari. Amabsadori aktual i SHBA-së në Kosovë Philip S. Kosnett i ka uruar kolegut të tij, nominimin nga presidenti Biden.
“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.
Please follow and like us: