Odise Kote: TI JE E VETËMJAFTUESHME…
Ç’të mbjell për ty në tokën pakufi të metaforës.
Premtime shiu apo fjalë të kripura deti,
pjekur në diellin e jugut përvëlonjës?
Je shpirt lumi i rrëmbyeshëm,
damarëve të nëntokës,
uji i kristaltë, e qeshur prilli,
thellë, majës së lartë,
përbrenda dëborës…
Ç’të mbjell për ty në tokën pakufi tê metaforës?
Mbase një tufê dobësish tokësore,
të qortueshme.
Sepse ti je e vetëmjaftueshme…!
Please follow and like us: