Presidenti irlandez takohet me shkrimtarin Ndrek Gjini
Në këtë takim, i cili u zhvillua në Presidencë u diskutua përveç të tjerash edhe rreth librit me poezi të Prersidentit Higgins, i cili është përkthyer nga anglishtja në shqip nga zoti Gjini dhe botuar para disa muajsh nga shtëpia botuese “Klubi i Poezisë” në Tiranë.
Zoti Gjini i prezantoi me këtë rast Presidentit Higgins këtë botim mjaft cilësor si dhe i dorëzoi atij disa kopje të këtij libri. Ndrek Gjini banon familjarisht për mëse 20 vjet në Republikën e Irlandës ku dhe është shkolluar me kohë të plotë duke marrë Bachelor Honours në Studimet e Trashigimisë Kulturore si dhe Master of Arts në Letersi. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Nacional të Irelandës në Galway, si dhe Managing Editor i revistës letrare “The Galway Review”. Gjini ka punuar më parë në Drejtorinë e Kulturës pranë Bashkisë së qytetit Galway, si dhe në Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti si Kordinator Programi. Para disa vitesh ai është nominuar (shortlisted) nga bashkia e qytetit Galway për çmimin “Përsoni i Vitit”. Ndrek Gjini ka botuar dy libra në gjuhen Angleze si dhe mjaft shkrime, esse dhe studime në shtypin irlandez.