Odise Kote: ZOTI PIKTOR
Zoti me siguri ështê piktor i rregjur.
Derisa retë në formë rosakësh
fluturojne si të shpien diku,
letra lamtumire.
A nuk duhej të mendonin
se kur do të binte shi,
dhe përse e kanë lënë të kaluarēn
tek e kaluara…?
Dy rosakë – re, përqafohen, puthen,
futen tek njëri-tjetri,
se në qiell mund të duash gjithkënd,
kurse në tokë vetëm njē,
atë që të rri pranë.
Midis tyre nuk ka asnjë fajkua shtegëtues,
për këtë shkak,
një fëmijë në horizont
mban një kukull në dorē,
sepse një nënë është një tempull,
babai – një murg i gjunjëzuar.
Retë në formē rosakësh fluturojnë
si të shpien diku
letra lamtumire,
pasi e dinë se një kat më lart,
dëgjohet tingulli i telasheve.
Po ç’bëjnë rosakët kur qielli ngrin?
Ikin nxitimthi vijës sê durimit,
duke marrë lejë si francezët,
paguajnë si gjermanët
dhe grinden si shqiptarët …
Zoti me siguri është piktor i rregjur…