Albspirit

Media/News/Publishing

HAPET PANAIRI VJESHTOR I LIBRIT AAB 2022

 

Sot është hapur edicioni i tretë i Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2022, me një ceremoni madhështore pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë, ku për tre ditë me radhë të interesuarit mund të gjejnë qindra tituj të librave, e dhjetëra shtëpi botuese në hapësirat e Kolegjit AAB.

Këtë radhë Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2022, përveç botuesve nga Kosova e Shqipëria ka sjellur edhe botues nga Maqedonia e Veriut, dhe botues ndërkombëtar.

Duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, në një fjalë rasti Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, prof. Lulzim Tafa, tha se Kolegji AAB si organizator i këtij panairi e ka për nder të mirëpres të pranishmit në AAB, duke thënë se kjo dëshmon që Kolegji AAB nuk është vetëm qendra kryesore arsimore në vend, por edhe qendra kryesore kulturore.

Kryetari i Shtëpisë Botuese “Faik Konica”, Nazmi Rrahmani, tha se organizimi i panaireve të librit në Kolegjin AAB ka rëndësi të madhe e poashtu e mira e kësaj është që të informohemi se çfarë është botuar kohëve të fundit.

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2022, është i hapur për të gjithë të interesuarit nga ora 08:00-18:00 deri me 15 tetor, në ambientet e Kolegjit AAB.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e magjisë së librave, vetëm në AAB!

Please follow and like us: