Vlora Obertinca: Fuqia e faljes
A e din çka do të thotë të falësh
Ta çlirosh njeriun në mes mëkatesh
Mëkate që ndoshta s’i ka bërë me qëllim
Por që egoja e uritur
Ia ka verbuar sytë
Lakmia e madhe na cyt të bëjmë mëkate
Pa e menduar se ku na shpie
ky qorrsokak pa dalje
Po të ecnim pak në këpucët e mëkatarit
Do ta kuptonim më mirë
Pse veproi kështu i ngrati
Jemi të prirë të paragjykojmë
Pa e ditur fare se çka po kërkojmë
A kërkojmë paqe
A kërkojmë luftë
Secila prej tyre ngre pas vehtes shumë gurë
Gurë mbi gurë bëhet kalaja
Kur kërkojmë luftë
Bëhet belaja
Kur kërkojmë paqe
Duhet të falet mëkati
Se nuk jemi Zot
Ta dënojmë për së gjalli
Falni sa të mundeni gabimet e të tjerëve
Se duke i falur ata
Keni falur vetëveten.
13 Gusht 2021.
Please follow and like us: