Albspirit

Media/News/Publishing

Bajram Karabolli: THËNIE NGA MIGEL SERVANTES SAVEDRA

– Kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.
– Kush lexon shumë dhe udhëton shumë, shikon shumë dhe di shumë.
– Liria është një nga dhuratat më të çmuara, që Zoti i ka dhënë njeriut.
– Kundër heshtjes nuk ka përgjigje dhe as ndëshkim.
– Di më shumë budallai në shtëpinë e tij, sesa i dituri në shtëpinë e botës.
– Më shumë vlen një fjalë në kohën e duhur, sesa njëqind fjalë, kur nuk duhen.
– Pena është gjuha e mendjes.
– E vërteta mund të dobësohet, por nuk vdes, ajo gjithmonë noton mbi gënjeshtrën, si vaji mbi ujët.
– Dashuria është e padukshme dhe hyn e del gjithandej, pa i dhënë askujt llogari për bëmat e saj.
– Unë jam ai çfarë them.
– Mos e shiko jetën si është, por si duhet të ishte.
Please follow and like us: