Albspirit

Media/News/Publishing

Edlira Allaraj: Ecja rrugëve vetmuar…

Ecja rrugëve i vetmuar nëpër shiun që më lagte shpatullat e vuajtura të jetës, mizore

I turpëruar nga veprat e mia pseudoheroike, jetësore

Endesha, por ndihesha njëkohësisht i burgosur dhe i lirë

Pse jo, i lumtur isha kur e quaja shpirtin tim të pastër (të dlirë)

Kërkoja dashurinë përsëri, në errësirën e kësaj nate

Hajde, të premtoj që nuk do të të mbaj më inate

U zbut krenaria, këtë ta premtoj

Edhe nëse do të shfaqet për ndonjë moment, të jap fjalën që do ta rrëzoj

Më ankoheshe përherë për egon e madhe që kisha krijuar

Ego, e cila sipas teje po ma bënte jetën të mbaruar

Tani që e mendoj, ndoshta kishe të drejtë.

Please follow and like us: