Joe Biden në vitin 1998 kërkoi bombardimin e Serbisë
Mediat serbe kanë rikthyer një video të vjetër të kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Videoja është xhiruar disa dekada më parë nga koha kur Serbia ishte në luftë me Kosovën.
“Unë sugjerova që të bombardojmë Beogradin, kërkova të dërgoja pilotët amerikanë atje dhe të hidhja në erë të gjitha urat në Drin,”-është shprehur Biden. Por sulmi ndaj tyre ndërkohë që në titull e krahasojnë me Adolf Hitlerin.
E përditshmja serbe “Alo!.rs”, ka risjellë videon e tij ndërsa titulli i artikullit është: Biden është më keq se Hitleri, mos e harroni ligësinë e tij.
——–
Joe Biden, avokat i shqiptarëve
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden që në fillimet e karrierës së tij politike e ka shprehur hapur mbështetjen që ka për shqiptarët. Joe Biden ka qenë një ‘avokat’ i fortë i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitet 1990.
Ndërkohë para fushatës aktuale për president të SHBA-ve, ai ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizionet e tij të marrëdhënieve të SHBA-ve me Shqipërinë dhe Kosovën.
Në fillim të deklaratës ai thekson se si kongresmen i SHBA-ve, ai ishte një ndër personat që kundërshtoi fortë sulmet e Millosheviçit dhe kërkoi bombardimin e Serbisë. Më tej në deklaratën e tij ai nënvizon faktin se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe kujton se në vitin 1999 ishte ai që autorizoi presidentin e atëhershëm Klinton të ndërmerrte operacionin ushtarak kundër Jugosllavisë.
Ai deklaron se është një mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja me Serbinë të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellët, ndërkohë që kritikon rëndë presidentin aktual të SHBA-ve, Trump duke thënë se ai nuk mbajti një qëndrim të balancuar në marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë të vitit 1998, gjatë një debate në Senatin Amerikan, kandidati për president u tregua shumë i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Ai gjithashtu u shpreh se e mbështet integrimin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe në fund Bajden shprehet se bota duhet ta njohë vuajtjen dhe dhimbjen që ka kaluar popullsia shqiptare.
“Unë do të vazhdoj që me secilën fibër në qënien time që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të gjuajnë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Duhet të qëndrojmë deri sa puna të ketë mbaruar. Ja ta definoj çdo të thotë ajo.
Definicioni i punës së mbaruar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, një Shqipëri të lirë dhe drejtë të zgjedhur. Që ata janë rrugës për anëtarësimin në NATO dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse deri sa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që popullsia shqiptare në rajon ka kaluar”, tha Biden.