Albspirit

Media/News/Publishing

Fatmire Duraku: Vjeshtë

Trioletë

 

I

E kujt është kjo ombrellë

E hapur në ballkonin tim

rrotullohet e më vjen të vjell

E kujt është kjo ombrellë?

 

Gjethet ikin, krijojnë shtjellë,

Flatrojnënë ajër me nxitim

E kujt është kjo ombrellë

E hapur në ballkonin tim.

 

 II

Erë e egër prek hapësirën

Bie në dritare me rrëmbim

Diku atje larg e dëgjoj lirën

Erë e egër prek hapësirën.

 

Ky peizazh e zgjon të mirën

E zgjon ditën plot kuptim

Erë e egër prek hapësirën

Bie në dritare me rrëmbim.

 

III

Shiu, frutat e gjethet në erë

E bëjnë më të gjallë vjeshtën

Retë qëndisin pa ndërprerë

Shiu, frutat e gjethet në erë

 

Hija e ftoit shpërndan merë

Ylberi harkon mbi kreshtën

Shiu, frutat e gjethet në erë

E bëjnë më të gjallë vjeshtën.

Please follow and like us: