Vlora Obertinca: Ruajtja e paqes dhe qetësisë shpirtërore…
“Ruajtja e paqes dhe qetësisë së brendshme është formulë e suksesit, Vlora Obertinca.
“Çdo ditë na rastis të takohemi me njerëz të ndryshëm qoftë në rrugë, në shitore, në punë apo gjetiu. Secili njeri është i preokupuar me hallet e veta, të cilat nganjëherë nuk di t’i menaxhojë si duhet brenda vetes së vet. Kështu ndodh që, këto mbingarkesa psiqike t’i shpraz kudo dhe në këdo që arrin. Mos u zemëroni sepse nuk e ka me ju, por e ka me hallet e veta.
Andaj, në këto raste dëgjoni në mënyrë pasive dhe aktivizoni mekanizmin mbrojtës të quajtur anashkalim ose indiferencë. Në këtë mënyrë e mbroni aurën tuaj nga energjitë negative. Premtoni vetes, se nuk do të lejoni askënd dhe asgjë t’ua prish ditën tuaj. Me këtë e bllokoni importimin e problemeve të huaja dhe e kaloni ditën në frekuencë të lartë energjetike duke ndenjur me njerëz me energji pozitive dhe duke bërë gjëra që ua lumturojnë shpirtin”…
Please follow and like us: