Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Afirmitetet në jetën njerëzore

“Afirmimet janë deklarime verbale për manifestimin e dëshirave tona, të cilat me fuqinë e mendjes sonë përcillen në Univers”, Vlora Obertinca.
“Të gjithë ne kemi dëshira të shumta për të cilat lutemi që të realizohen. Universi çdo kërkesë apo dëshirë që e kemi e pranon me automatizëm, por pengesa e manifestimin krijohet në momentin që ne fillojmë ta dyshojmë realizimin. Universi nuk njeh dy mendësi – o beson dhe manifeston, o nuk beson dhe manifestimi dështon.
Është shumë me rëndësi që afirmimi të bëhet në kohën e tashme për shembull “Unë jam i lumtur”, “Unë jam i shëndetshëm”, “Unë jam i pasur”, etj. Gjithmonë në vetën e parë dhe gjithmonë në kohën e tashme. Në asnjë mënyrë afirmimet nuk guxojnë të bëhen për kohën e ardhshme, sepse në Univers çdo gjë ndodh në kohën e tashme.
Filloni sot me afirmime dhe besoni fort në realizimin e tyre, në mënyrë që t’i manifestoni dhe t’i gëzoni ëndërrat e juaja” – Vlora Obertinca.
Please follow and like us: