Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Vatoci: Vështro nga skuta jote…

Vështro nga skuta jote,
ndërto nje strehë,
dhe dil prej aty vetëm
atëherë kur të tjerëve t’u dhurohesh.
Mos dil më parë se
është e parakohshme,
më vonë është jashtëzakonisht egoiste.
S’më ndihmon as kjo bindje, nuk e di.
Si të jetoj, nuk e di çfarë është morale,
e drejtë.
Ku mund të përfshihem,
ku të vështroj, çfarë të dëgjoj?
Ka shumë gjëra që flasin me të njëjtin zë.
Please follow and like us: