Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj : E drejta e votës së emigrantëve shqiptarë në Diasporë

Rrjeti Panshqiptar i Diasporës përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës që kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen.
Ne i kërkojmë në mënyrë të veçantë Komisionit të Reformës Zgjedhore në Parlamentin e Shqipërisë, deputetëve pjesëmarrës nga të dyja palët, që në mënyrë konsensuale të përshtasin e zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese në reformën e Kodin e ri zgjedhor që pritet të miratohet nga parlamenti shqiptarë.
E drejta e votës së emigrantëve shqiptarë në Diasporë është një e drejtë e shenjtë. Këtë askush nuk mund të na e mohojë.
Rrjeti Panshqiptar i Diasporës do ta ndjekë me prioritet të veçantë këtë proces deri në garantimin e plotë të së drejtës së votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Please follow and like us: