Albspirit

Media/News/Publishing

Ali Podrimja: ZGJOHU, KOSOVË!

 

Zgjohu Kosovë! Zgjohu nana ime e dashur,

balli dhe emni im i shkelur,

zgjohu,oj! A po e ndien vajin tim?

 

A po sheh si ti kam ngulë sytë

mu në zemër, mu në shpirt,

si t`i kam hedhë duart rreth belit

me të përqafu unë, ashti yt?

 

Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,

këtë vatër kush po e le?

 

Ç’janë këto gjurmë gjaku që po shtohen

nëpër fytyrën tënde,

këto varre e murana që po sillen vërdallë

rreth shtëpisë sime?…

 

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nana ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur,

Zgjohu, Kosovë!…

 

Sonte vetëm mbeta e

në derë të oborrit askush s’po më troket,

askush më, thua vdekur jam e harruar.

 

Në këto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja

e mbyllur dera e konakut…

 

Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim

t`pëlcitur.

Bota në ty le të kallet!.

Please follow and like us: