Albspirit

Media/News/Publishing

Në studion e piktores Adriana Puleshi

Piktorja profesioniste Adriana Puleshi prej 3 vitesh punon në Pedonalen “Murat Toptani”, në Tiranë.

Energjia që merr në këtë rrugë i ka munguar gjatë izolimit, por tashmë ajo është rikthyer në pedonale , ku ajo i jep jetë pikturave dhe shumë skicave të shpejta me laps.

 “Kjo situatë ishte një problem për mua, pasi u mësuam si zogjtë e lirë që dilnim për ditë. U bë si një sport pa të cilin nuk rrimë dot pa të. Tani ridolëm sërish, kemi kontakt me njerëzit, përveçse prezantojmë një pjesë të artit tonë”, u shpreh ajo.

Cilësohet si piktorja e ngjyrave, frymëzim që e merr nga kostumet popullore.

 “Tendenca ime gjithmonë ka qenë te kolori Ndaj edhe përputhem shumë me kostumet tona popullore. Kanë një larmi. Kanë detaje të mrekullueshme që unë nuk arrij dot kurrë t’i pasqyroj siç janë”, shprehet ajo.

Kjo qoshe krijuese, artisten e mbush me shumë energji të cilat më pas i përkthen në piktura abstrakte edhe në studio.

 Madje ajo i bën thirrje shumë artistëve profesionistë që të bashkohen me të në këtë pedonale, që t’i japin edhe emrin rruga e artistëve .

Të pikturosh për së gjalli një peizazh apo portret është një ndjesi e papërshkrueshme sipas saj.

Adriana Puleshi është e dashuruar me natyrën, i vjen keq që Covid-19 i la pa koloni këtë pranverë.

“Korona na sabotoi, na la pa koloni. Nëse punët do të ishin normale në do të ishim duke lëvizur”, u shpreh ajo.

Energjia e turistëve i mungon këtë herë nga pandemia, por ajo mbetet me shpresën e rikthimit të tyre në muajt korrik – gusht

Adriana Pulesha, merr pjesë në ekspozita të ndryshme në Shqipëri , si dhe jashtë saj./abcnews.al, 25 Qershor 2020

Please follow and like us: