Marigona Kelmendi: Hidhërim
Hidhëruar jam
Me detin, me valën, me erën
Me qiellin, me dielli,n me hënën
Hidhëruar jam me fytyrën
Me zemrën, me palcën e shpirtit
Hidhëruar jam fort me numra me shkronja
Me ty
Me veten
Me frymën e fundit që duhet dhënë
Në këtë hidhërim
Marr pak jetë në borën e kujtesës që shkriu
Atje tek ty duhet të jetë tjetër gjendje
Diçka as hidhërim, as ceremoni
Se dielli mbase lind ndryshe në mungesë
Edhe toka heraherës merr tjetër drejtim
Në rrotullimin e saj eternal
Të thuhet fat
Apo diç tjetër kjo është çështja
Si t’i themi mendjes
Kërkimfalje apo falënderim
Këtë të fundit ruaje
Sa të kalojë hidhërimi
Ruaje të lutem ruaje
Për nesër
Po qe se i falim buzëqeshje
Ditës së re.
Please follow and like us: