PROFESORI I KOLEGJIT AAB SHPEND VOCA SHPËRBLEHET NGA AKADEMIA E SHKENCAVE TË REPUBLIKËS ÇEKE
21 Shkurt 2023
Profesori i Psikologjisë Sociale në Fakultetin e Psikologjisë të Kolegjit AAB, Shpend Voca, me ekipin e LBPN-së, nën udhëheqjen e doc. Mgr. Sylvie Graf, Ph.D, janë shpërblyer me grant tre vjeçar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Çekisë.
Ekipi i LBPN përbëhet prej hulumtuesve të universiteteve më prestigjioze të Evropës perëndimore dhe qendrore. Profesori Shpend Voca, në këtë projekt do hulumtojë temat e marrëdhënieve ndërgrupore në shoqëritë e pas-konfliktit.
Më shumë informata rreth punës së ekipit LBPN, mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.brno-lab.eu/team.
Profesori i Kolegjit AAB Shpend Voca, shpërblehet nga Akademia e Shkencave të Republikës Çeke
Please follow and like us: