Ambra Hysa: Një artiste zanash si Jorida Hoxha!
Ajo është një super artiste, Jorida Hoxha, Zana që bën mrekulli me fustanet e saj fluturues.
Nuk jeton në një botë magjike, gjendet në Romë por fluturon në çdo kënd të botës për t’i dhuruar përralla vajzave që ndihen si princesha dhe dëshirojnë të përjetojnë të paktën vetëm për një ditë të qënit një Zanë e bukur!
Delikatesa e mëndafshtë e fustaneve që prekin retë, fsheh pasionin e saj për të realizuar ëndrra dhe jetën e ndërtuar mbi magji.
Jorida është një fotografe e cila dhuron një copëz parajse, setet e saj janë të plota dhe bëjnë pjesë në setet luksoze të sulltaneshave dhe princeshave… por këta të fundit nuk i zgjedh nga oborri mbretëror, por nga jeta e përditshme.
Jorida Hoxha ka studiuar fotografi dhe e ndan jetën e saj mes kryeqyteteve të Europës. Talenti i saj ka arritur majat në Romë, në shtëpinë e saj duke u bërë më pas e njohur nga turistët nga e gjithë bota.
Fotografia që dhuron magji është trajnuar veçanërisht për sete të tilla fotografike… të cilat janë një kujtim i paharrueshëm për jetën e çdo vajze. E kush nuk do ta donte të sillte aromën e Santorinit edhe në Shqipëri? Jorida Hoxha mund ta bëjë këtë… Me fustanet e saj fluturues dhe flladin që ju përkëdhel, me kurorat e saj të çmuara ju mund t’i përkisni një bote tjetër…
Shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim, shumë larg asaj që njohim.
Ajo është padiskutim fotografia që bën mrekulli.
Please follow and like us: