Fritz RADOVANI: “ASHT E VËSHTIRË ME IA NDREQË KAMBËT QENIT…”
Nuk e kishe ndigjue këte shprehje ndonjëherë…
Përherë të parë e kam ndigjue mbasi ishe njohë me Té nga At Jakë Gardini, një nga jezuitët e parë që kishte ardhë në Shqipni nga fillimi i shekullit XX, kur Shqiptarët po formonin Shtetin e vet. Njihte mirë gjuhën shqipe, Shkodren e para e mbas vitit 1944 dhe kishte provue edhe hetuesitë, burgjet komuniste bashkë me kampet e shfarosjes së Shqipnisë…
Ishte kenë Profesor i Gjimnazit dhe i Seminarit të Jezuitëve në Shkoder.
Ishte data 3 dhjetor 1992 dhe porsa hapa TVSh, po jepte lajmin sensacional e shumë të befasues për mue; ministri i jashtëm i Republikës së Shqipnisë Alfred Serreqi (nga Shkodra, ma pastë faqen e zezë…), kishte nënshkrue “hyrjen e Shqipërisë në Konferencën Islamike”, sigurisht një natë përpara…
Atëherë kur mbarë Populli Shqiptar brohoriste në të gjitha anët e vendit: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!” Vullneti i kujt ishte ky u njoh ma vonë!
Kishe lanë me u takue me At Jakë Gardinin nga ora 9 dhe porsa hyna në dhomë e pyeta nëse kishte ndigjue lajmët, dhe Ai më tha se jo, i ishte prishë radio. I tregova se TVSh ka njoftue që Shqipnia ka hy në “Konferencën Islamike” dhe dokumentin e ka nënshkrue ministri i jashtëm i ynë Dr. Alfred Serreqi. Ai nuk u habit aspak, sa me t’u dukë se e kishte dijtë dhe atypëpaty më tha këto fjalë: “Ma në fund mbas 68 vjetësh, ja mërrijtën qëllimit”… Më erdhi radha me u çuditë unë dhe jo Ai. Unë i habitun nga shifra 68 vjet e pyeta: “Shka ka lidhje kjo shifër 68 vjet, e jo, as 70 e as 66… me lajmin për të cilin po flasim?”… Atëherë Ai më shpjegoi dishka të pandigjueme prej meje: “Presidenti i Shqipnisë Ahmet Zogu ka pasë thirrë Delegatin Apostolik, që atëherë ishte në Shkodër dhe i ka pasë kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me né, në kjoftë se na mund të hyjmë në “Konferencën Islamike”, mbas një kërkese që i ishte ba atij nga ana e tyne ato ditë. Delegati, tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Zogut, i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këte punë. Ahmet Zogu ka ra dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI dhe i ka tregue kërkesën e Zogut. Papa i asht përgjegjë Zogut nëpërmjet Delegatit të tyne, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendet e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Europian.
Ju mund të veproni si të doni. Ky asht mendimi ynë!”
Delegati asht kthye në Shqipni dhe i ka tregue Ahmet Zogut përgjegjën e Papës. Zogu asht kenë i squet dhe nuk ka hy në asnjë lidhje me shtetet e Lindjës. Papa, tue pa nevojën e një rishikimi të mardhanjëve me Shqipni, ka thirrë Ministrin e Vatikanit që merrej atje me shtetet ballkanike dhe e ka ngarkue me detyrën e rishikimit të problemeve në këte zonë. Ministri ka thirrë një grup klerikësh që do të vinin në Shqipni me pa dhe me veprue si duhet ma mirë, që shqiptarët të shtojnë lidhjet me vendet e Europës. Në këtë grup jam thirrë edhe unë, prandej më kujtohet e saktë koha më tha At Gardini dhe vazhdoi:
Ishte viti 1925 atëherë kur unë ishe në Chieri të Torinos, në përgatitjën përfundimtare për Jezuit… Me kenë se ndihej nëvoja me dijtë gjuhën shqipe, menjëherë kam fillue me mësue gjuhën. Kështu, kur kam ardhë këtu dhe jam takue së pari me Don Ndre Mjedjën, pat kenë habitë sa mirë e kishe mësue shqipën pa mësues. Ju ba qejfi kur i thashë përmendësh një vjershë të tijën, që më pat prue atje bashkë me fjalorët e shqipës At Zef Valentini. Me të ardhun këtu ai grup klerikësh pat hapë katër kapakësh dyert e shkollës së Jezuitëve edhe për Myslimanë dhe Ortodoksë, madje bahej edhe mësimi i besimit të tyne në orë të posaçme për ta. Kujtoj ndër nxanësit e mirë të besimit Mysliman vëllaznit Pipa dhe Dr. Bekteshin, që më kanë mbetë në mend, por ka pasë edhe të tjerë edhe që kanë tregue qëndresë kundrejt valës komuniste si, Myfit Q. Bushati, që u akuzue për grupin e xhakonit Mark Çuni dhe nuk foli një fjalë randuese për At Faustin dhe At Dajanin. Kjo valë shkatrroi gjithshka ishte fillue me ndërtue këtu.
Më vjen keq shumë për atë brez intelektualësh që u zhduk e që ishte aq mirë i pregatitun. Këta ndryshime që po bahën do Zoti e sjellin të mira, por prej të rijëve që janë të përgatitun prej atyne që ishin deri dje në Pushtet asht zor me pritë ma shumë, ndoshta gabohem e ashtu kjoftë po, asht e vështirë me ia ndreqë kambët qenit”.
Rusët kanë pasë një spital me famë që operonin njerzit me kockat e qejve… Atje me siguri asht “operue” edhe mbasardhësi i bulldokut Ever Hoxha, trashigimtari i tij besnik dhe i paisun me të gjitha cilësitë e tij, anadollaku Ramiz Alia, i cili tue pasë dyert e hapuna nga Shtrausi i Gjermanisë për me hy në Europë, jo vetem që mbyllë deren nga Europa, po edhe “kërcen nga dritarja e nevojtores dhe me ibrik në dorë kerkon hymjen e Shqipnisë në Konferencen Islamike…”
Mbasardhësit e sotem të lidhun për ushkurin e tij vazhdojnë tradhëtinë!
Lexoni me kujdes fjalët e theksueme të Papës! Nuk bahet fjalë fare se a do të na lejojë Europa me hy apo jo në Bashksinë Europiane, tue hy në “Konferencen Islamike”?!
Thuhet e kjartë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë!”, pra sot asht fjala e shprehun saktë për ekzistencen apo per mosekzistencen e Shtetit Shqiptar! Kujtoni mirë këto rreshta me daten 14 Maji, kur të ndodheni para kutijave të votimit!
Ramiz Alia e presidentët mbasardhës me veprimet e tyne rrezikuen të gjitha Ato përpjekje të Atdhetarëve Shqiptarë në të gjitha Trojet Tona, të vume me gjak e sakrifica në Themelet e Shtetit Shqiptar Europjan, tue vazhdue me qendrue në pakte të vendeve të Lindjes Aziatike cilatdo kjofshin ata! Qeverisja e sotme asht e prirun per shkatrrimin dhe plaçkitjen e shtetit Shqiptar!
Populli Shqiptar asht Popull Demokrat dhe Liridashës, prandej edhe i perket Shtetit dhe Flamurit Shqiptar me kenë në Selinë e Bashkimit Europjan! Ai asht pasues i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe i së Madhes Nanë Tereza!
Melbourne, 10 Maji 2023.