Eurodeputetët austriakë kritikojnë Borrell-Lajçak: Ndani viktimën nga agresori
Dy deputetë austriakë të parlamentit evropian kritikuan ashpër BE-në dhe veçanërisht dyshen Borrell-Lajçak pasi nuk po bëjnë dallimin mes viktimës dhe agresorit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu lëshuan një thirrje ndaj 5 vendeve mos njohëse që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
“Është dashur shumë kohë për të pasur udhëtimin pa viza dhe nuk duhet të zgjasë aq shumë dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, ajo ka standarde të larta për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe liria fetare është shumë moderne në kushtetutë dhe kështu komisioner, ju lutemi mos flisni më për të dyja palët kur flisni për dialogun, unë do t’i kërkoja gjithashtu përfaqësuesit të lartë Borrell dhe gjithashtu Lajçakut kur flasim për Kosovën dhe Serbinë të shohin se Kosova është në rrugën drejt integrimit europian”, tha Lukas Mandl, eurodeputet nga Austria.