Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Tritan Kalo: Bukëshkali progonatas i konvertuar në vorio-epirot

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shprehur revoltë për presionin që i bëhet shtetit shqiptar për arrestimin e kandidatit të Himarës, Dhionisis Alfred Bejleri.

“Zyrtarët e çdo vendi normalisht interesohen për fatin e shtetasve të tyre, kudo që ata, për njërën ose tjetrën arësye, ndodhen. Edhe Kushtetuta Shqiptare e detyron Qeverinë e Dheut Amë, të bëjë të njejtën gjë për “grigjën shqiptare” brënda ose jashtë Trojeve Arbërore të 28.11.1912-ës.

NËSE këta shtetas shkelin ligjet e atyre vendeve ku ata frymojnë, qeveritë demokratike e jo shovene NUKU i bëjnë presione ose dërgojnë ultimatume, sikundër bëjnë Grekët e Serbët në Shqipëri dhe në Kosovë, për lirimin apo mos ndëshkimin e ligjshkelësve.

ALBANOFOBIA e këtyre dy vendeve është historike, duke harruar kurdoherë, se ndër shekuj i kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz të TROJEVE ARBËRORE, si dhe krimet e pashoqe që ata u kanë bërë popullsisë shqiptare. Kujtojmë jo më larg se në 1998-1999 krimet millosheviçiane në Kosovë.

EKZEKUTIVI dhe LIGJZBATUESIT shqiptarë do të respektohen nga ‘il poppolo Albanese’, nëse do të dinë të menaxhojnë si duhet situatën e krijuar me arrestimin e bukëshkalit progonatas të konvertuar në vorio-epirot Fredi Bejleri, dhe t’u japin përgjigjen e duhur si ligjshkeljeve të bëra prej tij, po ashtu edhe hundëfutjes së politikanëve grekë në punët tona.

Ligji është i barabartë për të gjithë në çdo kohë e në çdo rrethanë. NËSE KENI KËLLQE për të bërë SHTET të respektuar e vlerësuar si brënda edhe jashtë tij, si dhe nëse në arteriet e venat tuaja rrjedh ende GJAK SHQIPTARI, ky është momenti për t’i treguar ato!

Në të kundërt pas mbarimit të Zgjedhjeve Lokale, shpallni Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare dhe vëndin ta marin në dorë FORCA TË REJA POLITIKE, të përbërë nga shqiptarë që ende mendojnë, flasin dhe veprojnë vetëm SHQIP!

Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit”!

Please follow and like us: