Albspirit

Media/News/Publishing

Giulia, 3 vjeç dhe është arbëreshe nga Pllatëni i Kalabrisë

Ermal Hasimja
Giulia është 3 vjeç dhe është arbëreshe nga Pllatëni i Kalabrisë. Ka lindur në Itali. Edhe gjyshi, stërgjyshi dhe gjithë stërgjyshërit e saj që prej vitit 1476. Giulia sheh televizion italisht, përdor Youtube-in italisht, i ka dokumentet në italisht, i kalon pushimet italisht. Por Giulia flet arbërisht. Gjuhën e stërgjyshit të saj të vitit 1476. Sepse në Pllatën të gjithë flasin arbërisht. Madje edhe emigrantët nigerianë që qeveria ka strehuar në Pllatën flasin arbërisht. Flasin gjuhën e zemrave që i kanë pritur me bujari.
Gleis (kujdes mos e thoni në trajtë të shquar me “i” në fund) është 5 vjeç dhe është nga Komuna e Parisit në Tiranë. Ka lindur në Shqipëri. Edhe gjyshi, edhe stërgjyshi dhe gjithë stërgjyshërit që nga koha kur ilirët erdhën këtu. Gleis rrethohet nga njerëz që flasin shqip. I ka prindërit shtresë e mesme, intelektualë. Në kopësht i flasin shqip, në rrugë i flasin shqip, gjyshërit e llastojnë shqip. Por Gleis flet anglisht. Me shqipen ka probleme. Prindërit mburren se e di aq mirë anglishten sa nuk flet dot shqip.
Giulia ka hero Skënderbeun.
Gleis ka hero Peppa Pig.
Kurse unë kam heroinë Giulian.
Gleis-it nuk ia nxora foton. Kisha frikë mos e ngatërrojnë me Giulian dhe e kujtojnë për shqiptare.
Please follow and like us: