Albspirit

Media/News/Publishing

Teatri Operas uron Margarita Kristidhin në 85-vjetorin e lindjes

Urojmë sot në 85 vjetorin e lindjes, pianisten Margarita Kristidhi, një ndër yjet e pianistikës shqiptare. Me emrin e saj janë të lidhur një numër i madh koncertesh, si brenda dhe jashtë vendit, ku ka interpretuar vepra madhore të kompozitorëve të huaj dhe shqiptarë. Karrierën pianistike Margarita Kristidhi e nisi në vitin 1954 në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku u shqua për një aktivitet të dendur artistik e koncertor. Periudhë që kaloi në Teatrin e Operas dhe Baletit, do të ishte për të një eksperiencë shumë e rëndësishme dhe domethënëse, gjatë së cilës jo vetëm që u familjarizua me skenën, por edhe krijoi një repertor të gjerë operistik. Gjatë kësaj periudhe, ajo shoqëroi si koncert master veprat e vëna në skenë si: “La Traviata”, “Il barbiere di Siviglia”, “Eugjen Onjegin”, Madama Butterfly”, “Cavalleria Rusticana”, “Mrika”, “Lulja e kujtimit”, “La boheme”, etj. Përsa i përket fushës pedagogjike, roli i saj si pedagoge ka qenë mjaft i rëndësishëm, si për shkollën e lartë të muzikës në Shqipëri, ashtu edhe për studentët që drejtoi derisa doli në pension. Nga klasa e Kristidhit kanë dalë mjaft emra të njohur të skenës muzikore shqiptare të tillë si: Anita Tartari, Johan Botka, Aleksandër Gashi, Vojsava Mane, Merita Rexha, etj. Për merita në fushën e ekzekutimit pianistik është nderuar me dhjetra çmime të tjera në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe mban titullin “Artiste e Merituar”. Për Margarita Kristidhin mund të thuhen shumë fjalë të bukura, po aq bukur sa tingujt magjikë të duarve të saj.
Gëzuar ditëlindjen Artiste!
Please follow and like us: