Ermonela Jaho shfaqet në skenë me Mbretin Charles
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka qenë pjesë e mbrëmjes gala në nder të Sir Antonio Pappano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Ajo është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenën e madhe të operas.
Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De Tommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel. Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.
Në momentin kur Mbreti Charles ngjitet në skenë turma duartroket dhe brohoret, ndërsa Mbreti takon Pappano-n. Pasi mbaron takimi mes tyre Charles së bashku me kastin kapen për dore dhe përulen para publikut, ku në të majtën e tij qëndron Ermonela Jaho.
Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e tij vitin e kaluar. Festimi i karrierës së Sir Antonios nga Mbreti Charles vjen pas një sërë angazhimesh për monarkun, i cili mori pjesë në pesë ngjarje publike në 48 orë.