Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Pajtim Sejdinaj

Epitafi i Dashurisë
Dedikuar të gjithëve atyre që kanë humbur një dashuri

Brodha bahçes së kujtimeve,
herët në mëngjes.
Mbi flokët e tu
binin pika vesë.
Te flokët e tu gjeta
portretin tim.
Fliste për dashurinë.
Mbi ballin tënd
s’pikonte vesa.
Ishin “lotët e mi
dhe shpresa”.

Shkruar në rrasë mermeri.
Epitafin:
“Këtu fle Ylberi”.
Bahçen e kujtimeve
e kam verselitur
me dorë.
Të dashuruarit ndrijnë si meteor.
Ata për dashurinë u bënë theror.
Vendosën mbi Epitaf një kurorë.
Do të çmallem!

Do të çmallem!
Do të çmallem!
Po ku?!…
Në të bukurinë vatan.
Ku koka ma ka bërë
bam!
Ku kam lozur me shokët në lëmë!
Ku kam grisur shpargun me këmbë!
Do të çmallem!
Po ku?!…
Vendlindja ime
tharë bërë dru.
Ulurima e erës qesh
me zë!
Filizat janë tharë
s’ka më.
Doktori i familjes
iku! Mori arratinë!
Duke ngarkuar mbi
shpinë “tradhëtinë”!
Më la mua çudinë!
Çudinë e ore çudinë!
Aty kanë mbetur
trungj pleq.
Jetojmë, s’ka më keq
Do t’i hedh në gjyq!
Po kë?!…
Zemra s’duron
dot më!
Do hedhë në gjyq
“Perëndinë”
Bukuritë i fali vendit tim…
Apo…Parlamentin-Qeverinë
E lanë këtë vend
Djerrë- shkreti- lëndinë!
Më ndihmoni të nxjerrim përgjegjësin!
Të shpëtojmë Shqipërinë!
nga kjo Greminë!…

Jam dashuruar
Jam dashuruar me
vendlindjen time!
Zemra për të
çikë e thërrime!
Dashuruar me yjet
mendjen ma kanë marrë pyjet!
Dashuruar me lëndina e livadhe
lulet ma kanë marrë
mëndjen fare!
Dashuruar me
cjepët me zile
po më shumë me
“vajzat që bëjnë hile”!
Dashuruar fusha e
male, më shumë me
njeriun që ka halle!
Dashuruar me fruta
e pemë, më shumë
me çapkënët djem!
Dashuruar me fëmijët në shkollë
Ata, e ardhmja jonë!

Unë të njoh!

Ua kushtoj të gjithë shqiptarëve emigrantë

Unë jam shqiptar!
Edhe ti je shqiptar!
Kemi të njëjtën rrënjë!
E të njëjtin gjak!
Ti si i ri dhe plak?
E di mirë Legjendën!
Ajo na del në ëndërr!
Roje themeleve t’tua
Ajo e shtrënjtë për ty
dhe për mua!

Unë ta njoh
temperamentin,
vullnetin,
degët, rrënjët
dhe shkëmbinjtë!

U bënë vite pa u parë,
po unë të njoh o djalë!
Të njoh o vajzë,
Të njoh o grua!
të njoh o burrë.
Ne jemi gjethja
e pemës,
që s’thahet kurrë!

Unë të njoh
bridh kudo në botë
Pema vaditur me gjak e lot
Shqipëria i njeh nipa
dhe mbesa
I shënon kur janë
“qingja dhe keca”!
Le të shetisin në çdo qiell.
Ata dallohen kudo
Ndrijnë si Diell!
Unë të njoh!
Vazhdë, udha e të
parit!
Aty te shpargu i vatanit!
Të pres! Të pres!
Nuk vdes! Nuk vdes!…

Lëmshi

Kemi “lëmsha”
në zemra!
“Lëmsh” në Shqipëri
kur linda!
“Lëmsh” tani që
u rrita!
Çdo gjë “lëmsh” në Shqipëri!
A s’do t’ia di njeri!
“Lëmshat” vrapojnë
për dita!
Pas hapit tonë
“Lëmshi” vrapon!

Na janë mbledhur
në grykë!
Si “lëmshi” na janë
fryrë sytë!
“Lëmsh” nga çdo anë
s’ke na ia mban!

“Lëmsh” është jeta!
Pas “Lëmshit” mpleksur e vërteta!
Fillin s’ e di njeri!
Ai që e ka bërë
i strukur rri!
Çudi! Çudi! Çudi!
A po i vjen fundi
“Lëmshit” tani!…

Portret

Ua kushtoj të gjithave nënave dhe gjysheve në ditën e Nënës!

Kam njohur nëna dhe gjyshe
veshur me çitjane.

Sa herë i takoja
Më jepnin bajame!
Bajame dhe arrë!

Zemrën e kishin
qelibar!
Të bukura si selvi!
O sa bukur ndrinin
ato shtëpi!

Buzëqeshjen e tyre e kam në zemër.
Sa herë i takoja më thoshinë:
-“Bir kujdes, nënën”!

Ato flokëbardha
I shikoja kur ndiznin cigare!
Ngarkuar shpirtin me brenga dhe halle
Ato ishin nënë dhe gjyshe shqiptare!

Dashuruar, “bëzhdila” dheu!
Ishin si Promoteu!

Në duar mbani
“Hojin e mjaltit”
rritur me përkëdheli
me mall e dashuri.

Fjala e tyre ngulur
në shpirt!
Në jetën time
rrezaton dritë!

Në sytë e tyre dallova mirësitë!
Mikpritjen, faljen
paqen i kaluan
në “sitë”!
Në odën e miqve
prisnin “perënditë”!

Zëri i tyre tingëllon si zile në çdo shkollë!
Fëmij, mbesa e nipa i mbledhnin
në klasë e në oborr.

Kam njohur
Nëna dhe gjyshe
Krahori mbushet me dashuri
Zemër e shpirti
me krenari!

U plakën vitet

U plakën vitet
U mbyllën “shtigjet”
Ashtu “kokëbardhë”
I marr me vete
I fus në “sepete”
Aty kam gëzime e derte
Strukur rri Fëmijëria
Qan me lotë Rinia
Largohet “Dashuria”
Buzëqesh “Vetmia”
Bënë sherr “Xhelozia”
“Tretur Shoqëria”
Merr në tel. Miqsia
Po mua më ka zënë
në “çark” Pleqëria.
Numëroj ditët e mia
Që m’i ka caktuar
Perëndia!
“Durimin” bëra shok
Gjithë ditën rrimë tok

“Heshtja ime”!

Kur “hesht” unë!
Qesh një “majmun”!
Zgërdhihen “sorrat”!
Dehen “horrat”!

Kur “hesht” unë!
Kam folur më shumë!
Më dëgjojnë zogjtë!
Në qiell fluturojnë si lume!

Kur “hesht” unë!
Bie kambana për zgjim!
“Heshtja” ime pret një agim!
Thotë Pranvera:
“Po vijmë, po vijmë”!
“Heshtja” ime flet
Po! Çelin lulet në jetë!

Bilbilat e këngës
Dedikuar të gjithë këngëtarëve

Shqipëri o zëri
i Nënës!
Linde bilbilat e këngës!
Ata që të dhanë
emër!
Në çdo vend
e në çdo zemër!
Ta lartësuan
historinë!
Faqen në botë
ty ta ndrijnë!
Shqipëri, moj e martirëve!
Lum për bibilat
që rrite!
O këta bilbilat
e këngës!
Ndezin shkëndijat
e zemrës!

Maksima

Burrat janë të rrallë, meshkuj ka plot.
Meshkujt janë të rrallë, burra s’ka fare!
*****

Me miell hua nuk mbahet shtëpia,
por mbahet Qeveria!
*****
Shpresa dhe durimi janë binjake,
por me prindër të ndarë.
*****
Inati dhe derri janë vërsnikë.
Derrin e vret plumbi, inatin fjala.
*****
Po kujtove qenin bëjë gati shkopin.
Jo! Bëjë gati pushkën se shkopin e ka bërë shok qeni.
*****
Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron.
Zakonin ia ka mësuar edhe qenit.
*****
Gënjeshtra ika këmbët të shkurtër
Por ka kostum dhe kollare.
Bredh nëpër pazare.

*****
Dy atllarë nuk hanë në një grazhd.
Por hanë pozitë-opozitë në një grazhd.
*****
Mat shtatë herë dhe pre një herë.
Pre shtat herë e mos u mat fare.

Please follow and like us: