John Alite në përkrahje të Kosovës para duelit me Turqinë
Asambleisti shqiptar i “English Town” në New-Jersey, John Alite ka postuar një video përkrahëse për Kosovën para ndeshjes finale të “play-off”-it në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Turqisë të martën në “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi në Instagram, Alite ka shkruar:
“Të martën! Forca Kosova”.

Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e “play-off”-it, aty ku do të mësohet kombëtarja që do të sigurojë biletën për Kupën e Botës.