Viron Kona: Jam shqiptar dhe s’të harroj
Biblibli i gjuhës sonë, Naim Frashëri (25 maj 1846 – 20 tetor 1900).
Naim, kombi të bekoi,
stërnip të Skënderbeut,
me vargjet ti frymëzove,
rilindjen e mëmëdheut.
Lartësove emrin shqiptar,
vlerat edhe madhështinë,
gjithë popullit i kujtove,
heronjtë dhe lashtësinë.
Për çdo bukuri të kombit,
zgjove mall dhe krenari,
the: “i pari është atdheu,
dashuria për liri”.
Ardhmërinë parashikove,
ngjalle shpresë dhe besim,
gjuhën shqipe e ndriçove,
i dhe vlerë, i dhe shkëlqim.
I kushtove vargje qiririt,
që u dogj për pakëz dritë,
por dhe veten sakrifikove,
për ne e bëre “natën ditë”.
Kombi ty s’të harron kurrë,
je “bilbili” i gjuhës sonë,
je “Ylli” që shndrit në qiell,
që veç lind e s’perëndon!
I shkrova për ty këto vargje,
s`i poet, unë s’pretendoj,
vargjet m ‘dolën nga zemra,
jam shqiptar dhe s’të harroj.