Artan Xh. Duka: “Muzeu” i korrupsionit!
“Zombizmi” nё PD apo alibia me “sovranin” nё PS me zgjedhjet nga 2008 fasadё, vetёm e katranos mё tej trashёgiminё politike tё tranzicionit. Fundi politik nuk shmanget dhe ajo qё mbetet ёshtё si do tё kujtohesh mё pas, veҫanёrisht tani me SPAK-un nёpёr kёmbё. Drejtuesit nё PS e PD bёnё “monarkun” deri tani nё demokraci duke i dhёnё vetes merita pёr arritjet nё tranzicion, por dhe larё duart prej dёshtimeve e zullumeve tё qeverisjeve tё tyre nё tranzicion. Janё tё dy e shkuara dhe kur tё kujtohet ajo, e keqja do tё kujtohet mё gjatё!
Karma e sё djeshmes
Ndryshe nga sistemet e tjera, nё demokraci nuk ka vend pёr qasje “bardhё e zi” ndaj sё shkuarёs e kjo vlen edhe pёr tranzicionin. Mjerisht, drejtuesit nё PD e PS nuk bёnё demokratin ndaj sё shkuarёs kur anatemuan me aq mllef e patetizёm tё ҫuditshёm, duke futur 40 vjet socializёm nё thes e pёrgojuar me “korera veriu” apo “hitler” mundin e sakrificat e njё populli tё tёrё. Demokracia u dha mundёsinё tё ndanin “shapin nga sheqeri” ndaj sё shkuarёs por zgjodhёn tё mos e bёnin kёtё gjё duke krijuar njё precedent “demokratik” qё me shumё gjasa mund t’a provojnё nё kurriz mё pas.
Pёr shkak tё keqqeverisjeve por edhe si “karmё” e sё shkuarёs, trashёgimia e tyre politike sot rrezikon qё edhe ato pak arritje nё tranzicion tё eklipsohen nga kusuret e shumta pёrgjatё tij duke e damkosur e njёsuar atё me abuzimin e papёrfytyrueshёm e tё pakonceptueshёm pёr njё demokraci.
Farsa e deri krimi zgjedhor, cёnimi i pronёs me 7501, piramidat, anarkia 97, grushtet e shtetit, 21 janari, Gёrdeci, prona publike si “mall plaku”, “strategjikёt” 1 euro, padrejtёsia e pabarazia qytetare e qokat klienteliste bazuar nё VKM-ra e ligje miratuar nga “eunukё” nё Kuvend apo vendime kulisash togave tё zeza, abuzimi e korrupsioni qeveritar, hemoragjia demografike prej emigrimit, krimi e droga etj gjёma pafund tё qeverisjeve kёto 40 vjet nuk ka retorikё apo farsё demokratike, rrugё apo tunel, fasada apo kulla, Diella apo shtet dixhital, evenimente, shfaqje e pritje pёrcjellje me botёn, liberalizim vizash apo integrim nё BE etj, qё ia del!
Politika e di qё e keqja mbahet mend mё gjatё dhe shpesh luan e spekullon pёr vota e imazh me tё duke harruar se do tё jenё vetё e shkuara njё ditё e ka plot “skelete nё dollap”. E bёnё vetё ndaj tё tjerёve kur anatemuan qeverisjet nё socializёm, ndonëse realisht ato shёnuan plot arritje pёr aq pak mundёsi sa kishin (prapambetja e trashёguar, bllokada “sanduiҫ” Lindje-Perёndim, armiqёsia shekullore e fqinjёve greko-sёrb etj) dhe abuzuan shumё pak kur mendon se vepruan nё njё sistem qё pёrgojohet sot si arbitrar e ku “elita” kishte dorё tё lirё e ishte vetё “zot e shkop”!
Krahasimi me Korenё e Veriu ndёrkohё qё pushteti atje ёshtё “monarki” e trashёgohet dhe qytetari gjen belanё pёr gjithçka e pa pёrjashtim ёshtё jo realist, i pavend e pёrbuzёs ndaj popullit e historisё nё sytё e botёs. Ndryshe, nёse “kore veriu”, “hitler” e “muze” diktature sot pёr botёn, i bie tё jemi edhe “siҫili” e “muze” korrupsioni e abuzimi qeveritar nesёr pёr tё!
Demokracia si “pilot automatik” mirёqёnieje e kohezioni social
Standarti demokratik e do qё edhe trashёgimia e qeverisjeve nё tranzicion tё mos futet nё “thes” sikundёr politika e sotme bёri e bёn me tё shkuarёn duke sabotuar vetё demokracinё. Demokracia nuk ka “brirё” ndaj edhe politika e nesёrme nuk duhet tё ulё “stekёn” e të bjerё nё nivelin e mohimit pa fre tё sё shkuarёs si deri mё sot. Duhen ndarё meritat nga kusuret ndryshe e keqja pёrsёritet.
Njё qasje realiste ndaj sё shkuarёs, qoftё kjo Monarkia, LANҪ, Socializmi apo Demokracia, vetёm forcon identitetin kombёtar, kohezionin shoqёror, ushqen besim tek sistemi e politika, pёrshpejton integrimin europian, shtetndёrtimin etj dhe kjo ёshtё vёrtet trashёgimi e vyer politike pёr mё tej.
Arritjet e dёshtimet e djeshme nuk janё pa emёr, por me to nuk duhet tё luhet pёr interesa politike tё ditёs se shndёrrohet nё bumerang. Lufta e klasave mbetet “kryq” nё shpinёn e socializmit, por ndёrsa pёr tё e kusuret e tjera vihet gishti tek individi, arritjet po ashtu kanё popullin dhe plot emra pas. Emancipimi shoqёror, shtetndёrtimi, edukimi, mjekёsia, ekonomia, deri edhe ato vaksinat mbrojtёse tё jetёs tuleve cave qё sot pёrgojojnё pafre tё shkuarёn, nuk mund tё kalohen me retorikёn se do tё ndodhnin vetvetiu e se janё produkt i kohёs! Jo pёr gjё, por do tё linte pa merita edhe politikёn sot!
Drejtuesit nё PS e PD humbёn mundёsinё tё bёnin demokratin e drejtonin e bashkonin shoqёrinё rreth vlerave demokratike tё hapjes, tolerancёs e mirёkuptimit reciprok. Me qёndrimin ndaj sё shkuarёs e abuzimin me tё sotmen ata krijuan njё preҫedent antidemokratik, ironikisht nё demokraci, qё nuk duhet tё shndёrrohet nё etalon e tё ndiqet nga partitё e reja ndryshe historia mbetet po ajo.
Politika sot nuk ka kё tё fajёsojё pёrveҫse vetveten qё tranzicioni do tё kujtohet gjithmonё si “muzeu” i korrupsionit. Anatemuan me apo pa tё drejtё monizmin e tashmё mund tё anatemohen vetё, por ndryshe nga monizmi qё nuk krijoi pasuri e “perandori” nё kurriz tё pasurisё publike, politika abuzive e tranzicionit vazhdon avazin e “klonohet” pёr tё trashёguar “plaҫkёn” e garantuar në vijimёsi.
Praktika nuk ka pse njёsohet me idealen dhe komunizmi, demokracia, vetё besimi fetar pёr ndjekёsit e tij etj tё ashtuquajtura “utopira”, mbeten me “letra” gjithnjё aspirata e vegime shpresёdhёnёse qё bёjnё bashkё njerёzimin nёn frymёn e mirёbesimit, pёrkrahjes reciproke e besimit tek e ardhmja. Politika, sidomos nё demokraci, duhet tё jetё mё realiste se kurrё ndaj tё shkuarёs duke i dhёnё hakun kujtdo ndryshe, njё qasje bardhё e zi si deri mё sot, nuk ёshtё ogur i mirё pёr tё sotmen qё nesёr do tё jetё vetё e shkuara.
Retorika e “lirive” e “arritjeve” nё tranzicion duke anatemuar nё thes tё shkuarёn pёr tё lartёsuar veten e mjegulluar abuzimet me pushtetin, stonon e nuk ёshtё standart demokratik e realizёm qё bёn bashkё shoqёrinё. Liria dhe e drejta ёshtё relative dhe tёrёsia e tyre kanё zanafillё lirinё e tё drejtёn e jetёs qё i jep jetё ҫdo lirie e tё drejte mё pas nga ajo e fjalёs, pronёs etj.
Nёse pёr dje fajёsohej sistemi pёr nёpёrkёmbjen nga “lart” tё lirive e tё drejtave pёrfshi edhe atё tё jetёs, sot ёshtё po sistemi, tashmё “demokratik”, ai qё po i nёpёrkёmb ato nga “lart” e “poshtё” njёkohёsisht. Nga varfёria si pasojё e politikave social-ekonomike, krimi e pasiguria sheshit, aksidentet pafund, ndotja e pasiguria ushqimore me pasoja pёr shёndetin, stresi i mbijetesёs e halleve pafund etj. Njё tapi shtёpie, njё makinё, njё vend pune me pagesё etj “lukse” qё lidhin qytetarin pёrjetёsisht me rutinёn e mbijetesёs, ndryshe ia mbath nё emigracion, vetё “liria” e fjalёs qё bie “nё vesh tё shurdhёr” etj, nuk janё liria e standarti qё ai meriton.
Pёr lirinё e tё drejtat e marra peng ka pёrgjegjёsi politika dhe ajo ka emёr. Nuk ishim keq as pёr kёtё lloj lirie e as pёr kёtё sagё integrimi drejt BE tё zgjatur nё kohё sa edhe monizmi e pёr kёtё pёrgjegjёsi ka politika dhe ajo ka emёr. Faleminderit por jo faleminderit ёshtё e vetmja gjё qё meriton politika e tranzicionit sot për “arritjet” e saj dhe sa pёr nesёr, do tё kujtohet vetёm pёr kusuret e njollosjen si “muzeu” i korrupsionit nё botё.