Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët kanë mësuar të mos mjaftohen më me premtime dhe deklarata, por të kërkojnë transparencë

Agron Duka

Sazani sot, dje Zvërneci, nesër cila pasuri publike do të jetë në radhë? Shqiptarët kanë mësuar të mos mjaftohen më me premtime dhe deklarata, por të kërkojnë transparencë, sepse shumë vendime që në fillim janë paraqitur si zhvillim, investim apo partneritet kanë ngritur më shumë pikëpyetje sesa kanë dhënë përgjigje. Sot thuhet se shteti do të jetë bashkëinvestitor, por qytetarët kanë të drejtë të pyesin se cilat do të jenë garancitë që interesi publik nuk do të zbehet me kalimin e kohës dhe që pasuritë kombëtare nuk do të administrohen në praktikë sipas interesave private. Kjo nuk është vetëm çështja e Sazanit, por një debat që prek çdo pasuri publike të këtij vendi. Dje u ngritën zëra për Zvërnecin, sot për Sazanin, nesër mund të jetë çdo bregdet, çdo pyll, çdo zonë e mbrojtur apo çdo territor me vlerë kombëtare. Prona publike nuk është pronë e qeverisë së radhës, por pronë e shqiptarëve dhe çdo vendim që prek të ardhmen e saj duhet të merret me transparencë të plotë, me debat publik dhe me përgjegjësi para qytetarëve. Nëse gjithçka është në interes të Shqipërisë, atëherë nuk ka arsye të mungojë transparenca, sepse besimi ndërtohet me fakte dhe jo me deklarata.