Vladimir Pulaj: Mirënjohje bashkë-rotarian, Dr. Agron Abrashi!
I dashur mik dhe bashkë-Rotarian, Dr. Agron Abrashi.
Në cilësinë e Presidentit të parë të Rotary Club Tirana dhe si anëtarë i thjeshtë aktiv i tij, është kënaqësi e veçantë t’iu përcjell urimet më të përzemërta për një ngjarje të jashtëzakonshme historike!
Pranimi juaj si anëtari i parë i Distriktit tonë 2485 në Arch Klumph Society—rrethin më të lartë filantropik të Fondacionit Rotary në nivel botëror, me një kontribut të jashtëzakonshëm prej 250,000 USD—na mbush të gjithëve me një krenari të pamasë.
Bujaria juaj dhe dedikimi jetësor ndaj parimit “Shërbimi mbi veten” nuk janë thjesht një kontribut financiar, por një model frymëzues lidershipi që lartëson emrin e shqiptarëve dhe do të udhëheqë brezat e ardhshëm të Rotarianëve në hapësirën tonë mbarëshqiptare.
Ky sukses i juaji vjen në një moment tejet domethënës për ne, teksa festojmë 35-vjetorin e çarterimit të klubit të parë në trojet shqiptare, RC Tirana dhe kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë humanitar. Gati tre dekada më parë, klubi yne ideoi dhe vuri në lëvizje realizimin e programit më të madh në fushën e shëndetësisë me vlerësime të larta nga Rotary Ndërkombëtar, programin pesëvjeçar “Jetë për Shqipërinë” – një iniciativë madhore prej 1,300,000 USD, që mundësoi vaksinimin me sukses të të gjithë të porsalindurve nga hepatiti viral B në mbarë vendin.
Sot, pas 32 vitesh nga nisja e atij programi që shpëtoi breza të tërë, ju po shkruani një tjetër kapitull të lavdishëm. Pranimi juaj si anëtari i parë i Distriktit tonë 2485 në Arch Klumph Society—përmes kontributit tuaj të jashtëzakonshëm prej 250,000 USD në organizatën më të madhe filantropike në botë—na mbush të gjithëve me një krenari të pamasë.
Ju faleminderit që lartësoni emrin e Distriktit tonë dhe që shërbeni si udhërrëfyes për të gjithë ne, me theks të veçantë për brezat e ardhshëm rotarianë.
Me respektin dhe vlerësimin më të lartë,
Vladimir Pulaj
Presidenti i Parë i Rotary Club Tirana.
Kryetar i Komisionit për kremtimin e 35-vjetorit
Tiranë, më 9 korrik 2026.