Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Maria Teresa Liuzzo, në shqip nga Astrit Lulaj

Biografi e shkurtër e Maria Teresa Liuzzo – ITALI

Maria Teresa Liuzzo (Reggio Calabria, Itali) është: Presidente e Shoqatës Liriko-Dramatike “P. Benintende”; Gazetare, botuese, drejtoreshë dhe themeluese e revistës së kulturës ndërkombëtare LE MUSE; Zëvendësdrejtoreshë e Artes e TV; Doktor në Psikologji dhe profesoreshë e Filozofisë dhe Letërsisë Moderne (Universiteti Leibniz, Santa Fe, New Mexico, SHBA, si dhe anëtare e Senatit Akademik).

Ajo është përkthyese, opinioniste, shkrimtare, filozofe, editorialiste dhe zbulues talentesh.

Është anëtare ekzekutive e “Sirius” (Bonn), “Wow” (Rusi), “Kult Apogeum” (Danimarkë), “Gazzetta Culturale Rol” (Brazil) dhe “Detectiv Press” (Skandinavi).

Ka botuar 35 libra, të përkthyer në 32 gjuhë. Ka përkthyer dhe botuar poetë nga pesë kontinente.

Maria Teresa Liuzzo është prezantuar, përkthyer dhe recensuar nga katër kandidatë për Çmimin Nobel në Letërsi: Peter Russell, Athanase Vanthchev De Thracy, Maria Luisa Spaziani dhe Licio Gelli.

Bashkëpunon me qindra revista në Itali dhe jashtë saj, si dhe me faqe interneti dhe blogje.

Maria T. Liuzzo

NOI ERAVAMO PRIMA DEL MONDO

Avere il mare fra le braccia

e sentire il tempo

nel silenzio del vento,

quando l’oscuro fiore

è vela notturna

e i pensieri sondano oceani

per cercare la vita. 

Emergi

fra spirali di visioni

e specchi d’aria: noi eravamo

prima del mondo è il ricordo

delle tue parole: l’eternità

incisa nella creta.

NE ISHIM PARA BOTËS

Të kesh detin midis krahëve

dhe të ndjesh kohën

në heshtjen e erës,

kur lulja e errët

është velë nate

dhe mendimet zhyten oqeaneve

për të kërkuar jetën.

Ti shfaqesh

mes spiraleve të vizioneve

dhe pasqyrave prej ajri:

ne ishim para botës, 

kujtimi i fjalëve të tua është:

përjetësia

e gdhendur në qeramikë balte.

HAIKU

Annuncia l’ombra

sere nel cuore.

Cercano stelle gli occhi.

Psiche e amore .

Dietro voli d’uccelli

rossi tramonti.

Slitta su nevi, 

luce. Il tema di Lara,

nota d’eterno.

Ore pensili.

Su gambo di parole

ride la luna.

Costellazioni.

Labbra notturne

declinano ricordi.

HAIKU

I

Lajmëron hijen,

mbrëmje në zemër.

Sytë kërkojnë yje.

II

Shpirt dhe Dashuri.

Pas fluturimit të zogjve

kuqojnë perëndime.

III

Rrëshqet mbi dëborë,

dritë. Tema e Larës,

notë amshimi.

IV

Orë të varura.

Mbi kërcell fjalësh

hëna qesh.

V

Yjësitë.

Buzë nate

shtjellojnë kujtime.

TI VOGLIO INSEGNARE 

un canto…

Senza distrarti

ascoltalo: 

non ha né suono

né parole.

Poggia l’orecchio

alla mia bocca:

sentirai la melodia

dei miei silenzi.

DUA TË T’MËSOJ

një këngë…

Pa u shpërqendruar

dëgjoje, pra:

nuk ka tingull

as fjalë nuk ka.

Veshin mbështet

pas gojës sime:

melodinë do të ndjesh,

të heshtjeve të mia.

Shqipëroi: Astrit Lulaj.