Mimoza Rexhvelaj: Kish dashtë me dit…
A t’dukem e marrë,
si stinë e ngatërrume
në rremat e hanës?
Kur hesht e buzëqesh,
e baj veç mos me t’lëndue.
Se di edhe une
fjalët me t’i pre në grykë,
para se me dalë prej goje.
Di sytë me t’i ba pingpong,
me t’i sjellë sa andej-këndej,
e me t’i numrue
hynit mbi krye.
Kish dashtë me dit…
A m’ke marr për të marrë,
veç pse heshti?