SHQLPK: Lugina e Preshevës po shndërrohet në “Çamëri të dytë”
1. Gjendja aktuale politike në Republikën e Kosovës është tejet e rënduar me raportet ekstremisht të tensionuara midismazhorancës`qeverisëse dhe opozitës, që e kanë bllokuar pothuajse tërësisht punën e Kuvendit të Kosovës. Andaj, apelojmë që të vendoset dialogu konstruktiv pozitë-opozitë për tejkalimin e krizës politike aktuale dhe për pjesëmarrjen konstruktiuve të opozitës në punën e Kuvendit.2. Sa i përket situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, vlerësojmë se është alarmante, sidomos pas bllokimit të librave për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore, që janë bllokuar mbi katër muaj në Terminalin Doganor në Preshevë, duke i lënë pa libra nxënësit dhe arsimtarët. Presioni i Serbisë ndaj .shqiptarve të Luginës, ka krijuar komunitetin etnik më të diskriminuar në Europë, si dhe ekzodin e paparë nga trojet e tyre stërgjyshore. Medvegja sot ka vetëm 10% të shqiptarëve, kurse 90% e tyre janë shpërngulur. Malësia e Bujanocit është shpërngulur gati tërësisht, kurse në niveln komune gati 40% janë shpërngulur. Presheva gjithashtu është ballafaquar me shpërnguljen gati të plotë nga malësia e saj, apo Karadaku, si dhe nga pjesët e tjera të kësaj komune , që rezultojnë mbi 30% e shqiptarve të shpërngulur. Prandaj, nëse nuk merren masa radikale, Lugina e Preshevës shumë shpejt do të mbetet pa shqiptarë dhe do të shndërrohet në “Çamëri të dytë”, kurse shqiptarët do t’ia lëshojnë Serbisë këto troje strategjike.Prandaj, kërkojmë me ngulm dhe insistojmë me vendosmëri të palëkundur nga Qeveria e Kosovës që: Të zbatohet me përpikmëri:
“R E Z O L U T A PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË “,
e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e 6 qershorit 213, ku përcaktohen obligimet e Republikës së Kosovës ndaj tyre, sipas parimit të reciprocitetit me serbët e osovës, hapja e zyreve të tyre në Prishtinë e Gjilan, kujdesi për arsimin dhe kulturën shqiptare dhe për detyrimin e Serbisë për respektimin e të drejtave të tyre, lirimin e të burgosurve politik shqiptarë, etj. Konstatojmë me keqardhje se, kjo Rezolutë nuk është realizuar, madje nuk është përfillur fare.
Në dialogun e Vjenës, pala kosovare kishte caktuar z. Veton Surroi për kontakte me shqiptarët e Luginës, duke rezultuar me mospërfshirjen e tyre në tryezën e bisedimeve në Vjenë.
Pastaj, në Dialogun e Brukselit, të cilin e zhvillonte Qeveria Thaçi 1 dhe 2, me kryeministrin Thaçi si kryenegociator, rezultoi mospërshirja e shqiptarve të Luginës as në Dialog dhe as në Marrëveshjen e 19 prillit 2013, ku ishte definuar “Asociacioni i komunave me shumicë serbe, apo “Zajednica”, por jo dhe shqiptarët e Luginës, duke i lënë këta të zhgënjyer, të dëshpruar dhe të tradhëtuar.
Ndërkaq, Qeveria dhe kryeministri Mustafa, më 25 gusht 2015, në Bruksel e nënshkruajti Marrëveshjen e re, ku precizohet dhe avancohet edhe më tepër pozita e serbëve të Kosovës dhe “Zajednicës” së tyre , kurse shqiptarët e Luginës nuk u përfshinë aty fare, madje as që u përmendën?!
Prandaj, duke e parë se Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për shqiptarët e Luginës, të cilën e mbështesim fuqishëm, por dhe përgjithësisht Çështja e shqiptarve të Luginës, nuk mund të zgjidhet pa pëfshirjen e saj në Dialogun e Brukselit , me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të pozitës së shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë dhe me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por dhe barazisë kombeve në rajon, si dhe duke këmbëngulur në realizimin e plotë të Rezolutës së përmendur,
PROPOZOJMË
QË ÇËSHTJA E SHQIPTARVE TË LUGINËS TË PËRFSHIHET NË DIALOGUN E BRUKSELIT, SI E BARABARTË ME ATË TË SERBËVE TË KOSOVËS
Konsiderojmë se vetëm me trajtimin e barabartë të të gjitha kombeve në Ballkan dhe gjithandej në Europë dhe në botë, do të vendosej barazia e plotë midis kombeve dhe do të zhdukeshin pakënaqësitë e kombeve të shtypura, që shpeshëherë mund të shkaktojnë konflikte.
Moszgjidhja e drejtë, madje mospërfshirja e çështjes së ndonjë kombi, siç është çështja e shqiptarve të Luginës, e cila nuk pushoi asnjëherë së rrjedhuri gjak nga barra e padurueshme dhe e padrejtë që rëndon mbi ata, paraqet zjarrë të pashuar, port ë mbuluar dhe mund të ndizet lehtë kurdoherë, duke e rrezikuar paqen dhe mirëqenien në Ballkan.
Prandaj, apelojmë tek deputetët be Kuvendit të Kosovës që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen e 25 gushtit 2015, si dhe ta debatojnë, apo të paktën, meqë është ratifikuar nga Kuvendi I Kosovës, ta konsiderojnë si burimin e të gjitha të këqiave për mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe të shqiptarve, si dhe për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. (ina-online.net)