Albspirit

Media/News/Publishing

Ema Andrea, një grua bombë

emaMe një vello bardh e zi, Ema Andrea ka emocionuar publikun në sallën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, të dielën në mbrëmje teksa ishte shëndrruar e tëra në rolin e një gruaje, që kishte shkaktuar një sulm terrorist. Gjithë elementët që shoqëruan psikikën e këtij personazhi, që shkoi e sigurt drejt vetëvrasjes duke e argumentuar atë, Andrea e dha përmes lëvizjeve të trupit dhe zërit. “Gruaja bombë” drama e shkruar nga Ivana Sajko, nën përkthimin e Ben Andonit ishte lënë jo pa qëllim në fund të Festivalit “My name is Balkan” (lexime bashkëkohore të dramës ballkanike), që përgjatë një jave u mbajt në hapësirën e Teatrit Kombëtar. Në kulmin e ankthit që ka pushtuar botën nga sulmet terroriste, regjisorja Andrea zgjedh këtë vepër të dramaturges kroate për të dhënë një mesazh ndërgjegjësimi, mbi distancimin nga çdo akt që cënon lirinë njerëzore. “Rruga. Padurimi rritet. Toka topitet prej dridhjes para kolonës që së shpejti po fillon të mbërrijë. Flamujt dëgjohen si shushurimat e letrave. Flamujt ngrihen prej ere. Një grua, fytyra e së cilës duket si e ngjyer me miell bën të çajë drejt rreshtit të parë. Është hera e fundit që i flet arsyes së saj. Arsyeja e saj humbet. Ndoshta dikush duhet më në fund t’a rregullojë për at’Zot, atë shkërdhat karrige lëvizëse”, lexon Andrea. Vepra “Gruaja bombë” përfshinte në skenë një grua-bombë, një politikan t’paemër, truprojën e tij dhe e dashura, Zoti, dhe kori i engjëjve, një krimb, Mona Liza e Leonardo da Vinçit, njëzet miqtë e mi, nëna ime dhe dramaturgja që erdhën të gjithë nën interpretimin e Ema Andreas. Teksti përfshinte copëza nga artikuj gazetash, si edhe studime dhe tekste të realizuara nga qendra të ndryshme ndërkombëtare për kundër-terrorizmin.” Përkufizimi thotë: “Sulmi vetëvrasës është një sulm violent i motivuar politikisht, kryer me vetëdije dhe me qëllim nga një individ i cili aktivisht dhe me qëllim shkakton vdekjen, duke e shpërthyer vetveten së bashku me objektivin e zgjedhur. Vdekja e sigurt e autorit të krimit është parakusht për suksesin e sulmit”. dhe më tej: “Qëllimi i terrorizmit vetëvrasës është të shkaktojë dëme shkatërruese psikologjike të cilat imponojnë frikë të thellë dhe ankth. Qëllimi i tij është të prodhojë efekte negative psikologjike mbi të gjithë popullsisë, më shumë sesa thjesht ndaj viktimave të sulmit të veçantë”. Hulumtimet tregojnë se prej fundit të Luftës së Ftohtë, sulmet nuk justifikohen më me frikën e tejkaluar të mësimeve marksiste apo maoiste. Në vend të kësaj, tashmë kërkohen ideologji të reja etno-nacionaliste, fanatizmi, hakmarrja, e drejta historike, të drejta territoriale, të drejtat qiellore, ASNJË LLOJ E DREJTE NË FAKT; arsyet janë të akumuluar në pirgje të pakuptimta justifikimi si edhe varrimeve në masë. Që nga fillimi i vitit 2000, në 14 vende të botës ka pasur plot 271 misione vetëvrasës: LTTE = 168, Hezbollahu=52, Hamasi = 22, PKK = 15, PIJ=8, Al Kaeda = 2; EIJ, IG, BKI dhe GIA nga një syresh. Një të tretën e vetëvrasjeve e kryen gratë”, shkruan Sajko. E lindur në vitin 1975 në Zagreb Ivana Sajko është shkrimtare,regjisore dhe performuese. Ka studiuar Dramaturgji në Akademinë e Arteve , dhe më pas ka përfunduar edhe Masterin në Shkenca Humane në Fakultetin e Filozofisë në Zagreb. Dramat dhe prozat e saj janë përkthyer në Anglisht , Gjermanisht , Frengjisht , Spanjisht dhe Italisht, janë lexuar në radio ORF ,France Culture dhe ËDR , dhe janë vendosur në skena teatrosh nëpër botë. Ivana ka fituar disa çmime për dramaturgji dhe letërsi, dhe në vitin 2013 është vlerësuar me medalje “Chevalier de l’ordre des Arts et Lettres” nga Ministria e Kulturës në Francë. Disa nga librat e saj janë : përmbledhje dramash Executed Faces (Smaknuta lica, 2001), Ëoman-bomb (Žena bomba, 2004), Trilogy on Disobedience (Trilogija o neposluhu, 2012).Novelat : Rio bar (2005), History of my family from 1941 till 1941, and beyond (Povijest moje obitelji od 1941 do 1991, i nakon, 2009), Love Novel (Ljubavni roman, 2015) and a theory book Toëards the Madness (and Revolution) etj.

Please follow and like us: