Albspirit

Media/News/Publishing

Assange: Soros dhe USAID financuan skandalin e “Panama Papers”

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange thotë se George Soros dhe USAID kanë mbështetur mediat kryesore në botë për të publikuar skandalin e “Panama Papers”, si pjesë e një fushate të gjerë negative propagandistike kundër Rusisë.

Ai tha se publikimi i skandalit ishte përshtatur në lidhje me Putinin nga “idiotët e zakonshëm të klasës sunduese në shtyp”.

Assange shprehet se lajmet u përqendruan më shumë tek Putini se sa tek liderët e tjerë perëndimor të implikuar në fshehjen e pasurive. Ai ka përmendur ish-kryeministrin britanik, David Cameron si një shembull, si një pjesë e një përpjekje të financuar nga  Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Soros.

“Ky nuk është model i integritetit”, tha ai, cituar nga “Russia Today”.

Assange thotë se qendra e publikimeve me bazë në Meryland është financuar nga George Soros dhe USAID dhe “fokusi ekskluziv ishin historitë negative në lidhje me Rusinë dhe ish-shtetet sovjetike.

“Këto janë financuar nga qeveri për të sulmuar qeveri të tjera”, thotë Assange në lidhje me skandalin, duke shtuar se WikiLeaks është “i financuar nga lexuesit” dhe se informacionet e saj janë të sakta.

Skandali shpërtheu në prill të vitit të shkuar.

Please follow and like us: