Dekriminalizimi, Flamur Noka nuk ka patur masë sigurie nga Ish-Jugosllavia
Sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputeti Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit.
Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish- Jugosllavisë.
Nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.
Ndërsa lidhur me faktin nëse ky subjekt është dëbuar nga një shtet i huaj, në këtë rast nga ish-Jugosllavia, Prokuroria e Përgjithshme ka mbajtur parasysh faktin se se pyetja 7, e formularit të vetëdeklarimit përjashton nga detyrimi për deklarim vendimin e dëbimit për rastet e shkeljes së rregullave të emigracionit që kanë të bëjnë me rregullat e qëndrimit apo hyrje-daljes nga territori i një shtetit të huaj.