Albspirit

Media/News/Publishing

U denoncua nga “Fiks Fare”/ Arrestohet inspektori që lëshonte libreza shëndetësore false

U denoncua nga “Fiks Fare”/ Arrestohet inspektori që lëshonte libreza shëndetësore false

Pas denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, është bërë i mundur arrestimi i Specialistit të Institutit të Shëndetit Publik, i cili u filmua teksa lëshonte libreza shëndetësore false. Burimet nga policia bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit Eljon Karaj, 33 vjeç, është kryer sot orës 16.30, nga Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245 dhe 259 të Kodit Penal. 33-vjeçari u filmua nga kamerat e “Fiks Fare” duke iu marrë qytetarëve 6000 lekë të reja për të lëshuar libreza shëndetësore.

Please follow and like us: