Albspirit

Media/News/Publishing

Na ishte njëherë gazeta në letër

Gëzim Mekuli

Gazeta në letër po vdes së bashku me njërëzit që e lexojnë atë. Ndoshta për dikë është e vështirë të ndërpres prodhimin e tillë mediatik, por media digitale po “e vjedhë” gazetarinë në letër.

Të nderuar kryeredaktorë e botues!
Është momenti i fundit që gazeta shqipe në letër të mendoj që të ndërtoj një “gazetari digjitale”, profesionale, objetkive, gërmuese, demokratipordhuese, humane e kombëtaredashëse.
E them këtë sepse do të vijnë aksionarë të fuqishëm, biznismen të pasur, jo-shqiptarë, ndoshta rus, kinezë, bugar apo serb, që do të mendojnë digjitalisht e politikisht, dhe do e varrosin modelin e vjetër të gazetës në letër.
Për ne, si komb e si shoqëri, që akoma nuk e kemi të rregulluar sitemin politik demokratik e as të përfunduar cështjen nacionale, ky monopol, i mundshëm, i “gazetarisë digjitale”, e i udhëhequr nga “duart e huaja”, do të ishte i politikisht i papërshtatshëm, ndoshta, ekonomik edhe e dëmshëm.
Please follow and like us: