Mattis: SHBA e gatshme për të forcuar mbrojtjen e vendeve balltike përballë Rusisë
Sekretari amerikan për Mbrojtjen, Jim Mattis deklaroi sot në Vilnius se SHBA dhe NATO ishin të gatshme për të dislokuar kapacitetet e nevojshme për të forcuar mbrojtjen e vendeve balltike, anëtare të Aleancës.
Kjo formë mbështetjeje nga pale amerikane vjen në një moment kur tensionet janë rritur me Rusinë, kjo e fundit po përgatit një stërvitje të rëndësishme ushtarake në rajon në shtator, pas dislokimit të raketave Iskander me kapacitet për të mbajtur mbushje bërthamore, në Kaliningrad, enklavë ruse në BE.
”Do të dislokojmë të gjitha kapacitetet që janë të nevojshme këtu”, tha Mattis, në përgjigje të një pyetjeje mbi mbrojtjen antiajrore në rajon.
Më parë, dy zyrtarë amerikanë për Mbrotjen njoftuan se Uashingtoni parashikonte të dërgonte përkohësisht një bateri me raketa tokë-ajër ”Patriot” në vendet balltike për manovra ushtarake të NATO-s këtë verë.