Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanov i jep Zaevit mandatin qeverisës

Presidenti i Maqedonisë Gjorgj Ivanov i ka dorëzuar sot kreut të LSDM, Zoran Zaev mandatin qeverisës pasi ka marrë garancitë për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.

Zaev në marrjen e mandatit ka deklaruar se ai do të heqë dorë nga e ashtuquajtura “platforma e Tiranës”.

“Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë.
Garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale  të RM-së.
Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore
Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë në pajtim me sundimin e së drejtës.
Asnjë dokument, platformë, deklaratë apo akt që do të jetë në kundërshtim me pikat e lartë theksuara nuk mund të jetë kusht për formimin dhe funksionimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” tha ndër të tjera Zoran Zaev në marrjen e mandatit./ dritare.net

Please follow and like us: