Albspirit

Media/News/Publishing

Guterres: BE, shtyllë fundamentale e OKB

Bashkimi Evropian është “shtyllë fundamentale” e Kombeve të Bashkuara dhe duhet të udhëheq në zgjidhjen e konflikteve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut në gjithë botën, tha sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian.

“Evropa e bashkuar dhe e fuqishme është absolutisht shtyllë fundamentale e Kombeve të Bashkuara të fuqishme dhe efektive”, tha Guterres.

Mëtutje, ai ka kërkuar promovim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe ka tërhequr vërejtjen se të drejtat e tilla gjithnjë e më tepër “po e humbin terrenin ndaj agjendës së sovranitetit kombëtar”.

“Për fat të keq, ne kemi parë që sovraniteti kombëtar shumë herë po përdoret për ta arsyetuar mungesën e kapacitetit të bashkësisë ndërkombëtare për shqyrtimin e shkeljeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe sfidave që ne po i shohim në shumë pjesë të botës”, tha Guterres.

Please follow and like us: