Ndahet nga jeta ish-ushtaraku Arseni Stroka
Gjatë ditës së sotme është ndarë nga jeta ish-ushtaraku Arseni Stroka. Mësohet se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila vuante ish-ushtaraku 79-vjeçar, që ishte në pension. Rreth orës 10:00 të paradites së nesërme, në ambjentet e shkollës së bashkuar do bëhen homazhet për ish-ushtarakun, ndërsa rreth orës 12.00 trupi i tij do të niset për në banesën e fundit. Stroka ka shërbyer gjatë jetës së tij si pedagog në shkollën e bashkuar, ku do kryhen edhe homazhet në nder të tij, si komandant i regjimentit të zbulimit, komandant i korpusit të zonës verilindore, si edhe Komandant i shkollës së bashkuar në Tiranë.
Please follow and like us: