Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Nuk do të qeverisim vetëm

Kryeministri Edi Rama në takimin e parë me deputetët e rinj u ka dhënë mesazhe të qarta atyre për punën që i pret në këtë mandat të ri që u besuan shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ekipi i ri qeverisës do të jetë gati në muajin shtator, ndërkohë që deri atëherë do të bëhet në punë e madhe në bazë, mes njerëzve për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre.
“Marrëveshja me PD-në do të mbetet një busull orientuese”, tha Rama, duke kujtuar se ndërkohë që dy konkurrentët e tyre kanë punë për të zgjidhur me zgjedhjet për drejtimin e partisë ata vijojnë me punën e madhe që i pret.
Ai ka theksuar edhe njëherë se edhe pse kanë shumicën nuk do të qeverisin të vetëm.
“Nuk do të qeverisim të vetëm, por në një  koalicion të madh me njerëzit. Kërkuam mandat kuqezi e do të qeverisin kuqezi jo si përça e sundo në çdo zonë, e shpërndarës favoresh me shkopin e partisë”, tha ai.

Please follow and like us: