Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD; kandidatët zyrtarë për kryetar


Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura  e Kryesisë së Partisë Demokratike pas rreth dy orësh. Kryesia u mblodh në selinë blu për miratimin e kandidaturave në garën për kryetarin e ri të PD-së. Mbledhja u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani dhe dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të jenë kandidatët që do të garojnë për tu zgjedhur kryetar i PD-së në zgjedhjet që do të mbahen më 22 Korrik. Kjo është konfirmuar nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së.

Please follow and like us: