Salianji, përbaltësi i zërave kundër në PD
Lamtumirë demokraci e brendshme!
Mes debatesh dhe diskutimesh, zërave kundër, procedurës së parregullt të Lulzim Bashës për të votuar një rend dite me shpejtësi pa bërë analizë më parë, nxitim i cili dukshëm i intereson vetëm Bashës, për të mbyllur njëhere e përgjithmonë kapitullin e një rezultati disfatë, i është shtuar edhe Abi Malltezi.
Gjatë kohës që fliste Abi Malltezi në kryesi, një nga zërat më kritikë të qeverisë Rama-Meta, ku kërkonte të shtyhej procesi zgjedhor dhe të bëhej një analizë edhe për zgjedhjet edhe për kandidatët, duke i cilësuar këta të fundit, qoftë Selamin apo Bashën, figura jo të përshtatshme për kandidim, burime nga brenda selisë së PD tregojnë se Ervin Salianji një nga humbësit e Bashës që ka në kryesi, e ka fyer me gjithë arsenalin e fjalorit të tij poshtërues Abi Malltezin duke i vënë gjithëlloj epitetesh si idiot, budalla, i pa aftë. I fshehur ne rreshtat e fundit të tavolinave në mbledhje Salianji ka nxjerr gjithë inatin nën zë të ulët duke mos gjetur guximin ato që mendonte t’ia thosh në sy Abi Malltezit.