Albspirit

Media/News/Publishing

Demaskohet Rama, Idlir Peçi ka dhënë dorëheqjen që në qershor

Paraditen e sotme u përhap lajmi se kryeministri kishte shkarkuar nga detyra zv/ministrin e Mbrojtjes, Idlir Peçi.
Sipas informacioneve vendimi ishte marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Duket se e vërteta është ndryshe. Idlir Peçi mësohet se ka dhënë dorëheqjen që në muajin qershor dhe nuk është shkarkuar sot nga Edi Rama.
“Për arsye personale dhe profesionale, ju paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes”, shkruan Idlir Peçi në letrën e dorëzuar në kryeministri dhe daton në 28 qershor 2017.

Image

Please follow and like us: