Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Permeti: Sharlatanët e Partisë Demokratike

Paradoksalisht Partia Demokratike po zhvillon një garë për kryesimin e strukturës së lidershpit, nga çdo duhej në të vërtetë të bënte një analizë të thellë për humbjen drastike që renditi forcën potencialisht fituese në pragun e një humbje katastrofale. Në qerthullin e intrigës ngritur si çark vdekjeprurës, ra edhe lideri i saj Lulzim Basha i cili deri në ato momente ishte parë e besuar si shpëtimi për demokratët, porse nuk justifikoi as besimin e anëtarësisë as atë të strukturave vendimarrëse në parti. Kjo jo për faj të tij sesa për faj të strategjisë së munguar përball dëshirës së demokratëve për fitore dhe ekipit të tij të listave për deputet, të cilat rezultuan rëndon njerëz me profilin më të ulët publik.
Njëri prej tyre Salianji, është edhe ish kandidati humbës për kryetar i FRPD, i cili u gjet çuditërisht në listat për deputet në qarkun e Korçës në një kohë kur fituesi real kryetari i strukturës së organizate partnere FRPD Belind Kelliçi nuk u vu në ato lista.
Të dëgjosh nga Salianji që shpërndau bursa studimi në këmbim të votave për forum dhe anëtarësoi gjithëfarësoi mercenarë nga call centerat e gjithë Shqipërisë me pagese 3 dite pune=1 vote, tek të thotë që më mirë të mos flas për zgjedhjet që humbëm, është apsurde, po aq sa vendimi i Bashës se ky humbës i madh duhej të kryesonte listat e Korçes.
Të dëgjosh nga ky profil aksidental politik, që videot e opizitbërjes me kanabis i bëri në fshatin e tij, se Forumi i të rinjve ska bërë opozitë, është paradoksale po aq sa vendimi i Bashës se një listë e dobët jo domosdoshmerisht duhet te jetë fituese, e rëndësishme është të shpërblesh servilët.
Të dëgjosh nga ky klloun i cili me një shoqen e tij urdhëroi bllokim e daljeve nëpër media të çdo të riu të Forumit që aq shumë kishte për të thënë kundra kësaj qeverie, është po aq paradoksale sa vetë rikandidimi Bashës për kreun e Pd.
Të dëgjosh akoma në cdo media Salianjin që humbi në cdo kuti të zones ku ishte deputet (edhe të lagjes së tij) të thote që Partia Demokratike s’doli keq, është sigurisht paradoksale sa dhe injorimi që Basha i bëri popullit të Korcës kur u çoi këtë deshtak për deputet.

Dhe sot pikërisht sepse kemi shkelur të vërtetat me këmbe duke mbivendosur personazet absurde mbi personazhet që cdo arritje e kane rezlizuar me pune dhe mund, gjendemi përpara greminës. Jo vetem si PD dhe si demokrat po si vend me një opozitë të shkermoqur pikërisht prej këtyre personazheve.
Boll më. Të vërtetat duhen thënë. Sot dhe gjithmonë. Këtu ndahen burrat nga sharlatanët.

Please follow and like us: